Mesi kërcënon Realin

Lionel Mesi u ka bërë me dije rivalëve se Barcelona në sezonin e ri do të luftojë për të gjitha trofetë. Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, ka folur për herë të parë për sezonin e ri. Argjentinasi, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë japoneze, Rakuten, u ka bërë me dije rivalëve se Barcelona në sezonin e ri do të luftoj për të gjithë trofetë. “Sa herë që ne fillojmë sezonin synimet e klubit janë të qarta. Ne do të mundohemi të fitojmë çdo trofe, dhe shpresojmë që këtë ta bëjmë këtë”, ka deklaruar argjentinasi, i cili vazhdoi kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021.
Ylli i Argjentinës ka folur edhe për trajnerin e ri, Ernesto Valverde, i cili zuri vendin e të larguarit, Luis Enriques. “Ne duhet filluar nga e para përsëri. Me një trajner të ri, të cilin nuk e dimë se si punon, por ne e dimë se është një trajner i madh për atë që ai bëri në klubet ku ishte. Ai ishte shumë i mirë në Valencia dhe Athletic”, ka theksuar Mesi.
Hektor Bellerin i Arsenalit mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për krahun e djathtë të mbrojtjes, por drejtuesit katalanë kanë një plan B dhe C për të mbushur këtë boshllëk nëse nuk arrihet marrëveshja me futbollistin e “Topçinjve”. Alternativë nëse dështojnë bisedimet për Bellerin është Nelson Semedo i Benfikës. Mësohet se Barcelona ofron 30 milionë euro për portugezin. Nëse palët nuk bien dakord atëherë opsioni i fundit për këtë rol mbetet Palencia i Barcelonës B.
Betis Sevilla e ka gjetur zëvendësuesin e Ruben Castros, i cili pritet ntë transferohet në Kinë. Bëhet fjalë për një të njohur për futbollit spanjoll, Bojan Krkic, i cili është në pronësi të Stoke Cityt, por që në fazë e dytë të sezonit të kaluar u huazua te Mainzi në Bundesligë. Trajneri i Stoke, Mark Hughes është shprehur se e ka në planet e tij 26-vjeçarin, por Betisi këmbëngul për ta rikthyer në Primera Division.
Ofertë e çmendur nga Kina për Alvaro Moratën. Tianjin Quanjian, që drejtohet nga italiani Fabio Cannavaro, është gati ta paguajë 30 milionë euro në sezon sulmuesin spanjollin, që te Los Blancos fiton 6 milionë në vit. Një shumë që po e vë në dilemë Moratan, për kartonin e të cilit Reali i Madridit kërkon 90 milionë euro.
Espanioli zyrtarizoi blerjen e Mario Hermoso, i cili firmosi një kontratë që e mban të lidhur e klubin katalan deri në vitin 2020. Për Mbrojtësin polivalent klubi bardheblu shpenozi 400 mijë euro që shkuan në arkat e Realit të Madridit. Sezonin e kaluar Hermoso luajti në formë huazimi te Vallodilidi, ku shënoi 31 paraqitje.
Southampton synon të forcojë sulmin me një emër të njohur në Spanjë. Bëhet fjalë për argjentinasin Vietto, i cili nuk po gjen hapësira të mëdha te Atletico Madrid. Klubi spanjoll është gati ta shesë lojtarin për të cilin anglezët anë ofruar 12 mln paund. Gjatë sezonit të fundit, 23-vjeçari luajti i huazuar te skuadra e Sevillas.

Artikulli paraprakManchester United, klubi më i shtrenjtë
Artikulli tjetërDani Alves prezantohet tek PSG