Mesazhi për Falconen/ Ambasadori i Italisë: Faleminderit Lulzim Basha!

Kreu i PD, Lulzim Basha përkujtoi ditën e sotme 28-vjetorin e ekzekutimit mafioz të magjistratit italian Giovanni Falcone.

Kryedemokrati Basha përmes një statusi në Tëitter shkruante se, Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij.

Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Por mesazhi i Bashës është shpërndarë edhe nga ambasadori italian në Tiranë, i cili falenderon kreun e opozitës për mesazhin.

“Faleminderit Lulzim Basha për fjalët e bukura mbi gjyqtarin Falcone, një hero italian”, shkruan ambasadori Fabrizio Bucci.

bucci1590257784

falcone judge

Artikulli paraprakHumb jetën një grua e prekur nga Covid-19
Artikulli tjetërAsqeriu mes lotësh: Artistët nuk shtypen! Thirrja që i drejton Ramës