Mesazhi/ Kërcënohet Adi Krasta: Tani po të paralajmëroj, herë tjetër do të…

Gazetari Adi Krasta është kërcënuar ndërsa ka qenë vetë ai i cili mbrëmjen e sotme në emisionin e tij “A-Show” publikoi mesazhin kërcënues të një personi që duket se jeton në SHBA.

Krasta lexoi mesazhin, duke i dërguar edhe një kërkesë ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim ndërsa në mesazh shkruhej se duhet të tregojë kujdes kur flet dhe se do t’i thyej kockat.

“Ti thotë dikush ambasadores Yuri Kim, që sipas rregullave protokollare të shkojnë dhe ti tërheqin veshin dhe ti tregojnë se ç’është mënyra e mirë e të sjellurit. Të më nisë një ndjesë ta publikojë në emisionin e radhës. Ta shoh se si e ka formulimin se, militantët shpeshherë kanë një formulim…”, tha Krasta.

Gazetari ka qenë një ndër mbrojtësit më të flaktë të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar.

1 48

Artikulli paraprakEdi Rama nuk duhet të “largohet me votë”, ai duhet rrëzuar si qelbësirë
Artikulli tjetërAktori i njohur Çun Lajçi i përgjigjet Ramës për Teatrin: Dëshiroj të jesh aq i çmèndur, që të…