Mesazhi i fortë i Kim Mehmetit për Europën: Rama si Millosheviçi, ka sjellë në pushtet krimin

Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Kim Mehmeti, gjatë një interviste mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” ka komentuar mes të tjerave, edhe rezultatet e Samitit të Berlinit në kuadër të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas shkrimtarit, po vihet re një përpjekje e madhe e Europës për të demokratizuar plotësisht dy shtetet shqiptare, por sipas tij kjo është e kotë përderisa këto vende udhëhiqen nga politikanë të pamoralshëm, si Rama dhe Thaçi që kanë sjellë në pushtet krimin, korrupsionin dhe hajdutërinë.

Në analizën e tij të shkurtër, Kim Mehmeti, thekson se nuk mund të ketë demokratizim të një vendi më politikanë dhe udhëheqës që kanë krijuar klika dhe jo parti. Kjo sipas tij ngjason njësoj me atë që tentoi Europa të bënte para luftërave në ish-Jugosllavi, kur donte të ndërtonte paqen me Milosheviçin që doli kasapi i Ballkanit.

Gjithashtu Mehmeti i konsideroi përfaqësuesit shqiptarë në Samitin e Berlinit si të dështuar dhe mori si shembull, radhët e pafund në pikën kufitare të Morinës, gjë që nuk po zgjidhet asnjëherë.

Artikulli paraprakTë ndjehesh e të jesh sot sindikalist si Ruçi…
Artikulli tjetërBasha takim në LSI me Kryemadhin: Nesër ora 11.00 njoftimi i rëndësishëm, largimi i Ramës, kusht i patjetërsueshëm