Merret peng një biznesmen në Kavajë

Një biznesmen 54-vjeçar, u rrëmbye dhe u mbajt peng disa orë nga disa persona pasditen e të hënës në plazhin e Spillesë në Kavajë. Ende nuk dihen motivet dhe shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia thotë se shpalli në kërkim tre autorët, të cilët janë Zamir Xh., 31 vjeç, Bledar Ç., 32 vjeç dhe Bedri M., 25 vjeç.
Ngjarja ndodhi kur personat ishin në zonën e plazhit të Spillesë dhe me forcë futën në një fuoristradë “Range Rover”, 54-vjeçarin me incialet A.D. Sipas policisë, dhunuesit e goditën fizikisht dhe më pas e hipën në fuoristradë të dëmtuarin. Prej aty rrëmbyesit e dërguan biznesmenin në një bllok banesash, ku e keqtrajtuan dhe e mbajtën jashtë dëshirës së tij. Pas ndërhyrjes së Policisë së Kavajës, 54-vjeçari u lirua. Tre agresorët u shpallën në kërkim me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim dhe dëmtimeve të tjera me dashje në bashkëpunim.

Artikulli paraprakKallëzimi i IKMT, Bashkia Kamëz: Hakmarrje politike e Ramës për humbjen dërrmuese
Artikulli tjetërGrabiten 10 milionë lekë në një supermarket në Ksamil