Grabiten 10 milionë lekë në një supermarket në Ksamil

Persona të maskuar kanë grabitur një supermarket në kërcënimin e armëve në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 04:00 në Ksamil, ku pre e grabitjes ka rënë supermarketi “Big Market”, në pronësi të 54-vjeçares K.A., banuese në Sarandë. Autorët kanë arritur të hyjnë brenda supermarketit me forcë, duke thyer xhamin e portës dhe kanë marrë kasafortën me rreth 1 milion lekë të rinj.
Dyshohet se vjedhja është bërë në bashkëpunim nga dy persona, ende të paidentifikuar, me automjetin tip “Ford Eskort” me targa TR 8658 R, i cili është gjetur i braktisur në fshatin Çukë, Sarandë. Nga verifikimet e bëra rezulton se kjo targë është e shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Policia vazhdon hetimet për kapjen dhe ndalimin e autorëve të ngjarjes.

Artikulli paraprakMerret peng një biznesmen në Kavajë
Artikulli tjetërPërsëri drogë në Vlorë, sekuestrohen 24 thasë