Mentor Nazarko: Nuk është fundi i opozitës nëse largohet Berisha. I hapet rruga Lulzim Bashës

Analisti Mentor Nazarko thotë se nuk është fundi i opozitës, nëse Sali Berisha largohet nga politika.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se largimi i tij mund t’i hapë rrugë Lulzim Bashës, por sipas tij nuk ka më monopol.

“Ai potenciali opozitar mbetet gjithmonë aktiv. Zoti Berisha nuk është lider me fuqi të plotë, në pikëpamje të komunikimit, të ndërveprimit me ekipin e vet, me bazën, të cilën me gjithë moshën e tij të shtyrë, lëvizte apo shkonte në rrethe të largëta, por nëse do të kishte hapësirë lirie tradicionale për mendimin, veprimin opozitar, unë mendoj që këtu ka hapësirë për krijimin e forcave të reja opozitare. Nuk jemi të dënuar që edhe pas tranzicionit të kemi prapë tranzicion. Pra, të kemi të njëjtat figura që riciklohen, i shpëtojnë ndjekjes nga drejtësia. Nuk do të thotë fundi i opozitës. Mendoj që Bashës i hap rrugë, por nuk ka më monopol. Kështu ka ndodhur në të gjitha vendet e Lindjes ish komuniste”, theksoi ai.

Artikulli paraprakBerisha citon Edi Ramën për të ndërtuar alibinë e tij përpara SPAK
Artikulli tjetër“Mungesa e Berishës do krijojë nevojën e një ekuilibri të ri në opozitë”, Zheji: Rama do detyrohet të mos bëjë sikur opozita nuk ekziston