Megjithëse numri i rasteve Covid është nën kontroll dhe vdekjet kanë rënë, Europa zien nga…

Nga Gent STRAZIMIRI

Megjithëse numri i rasteve COVID është nën kontroll dhe vdekjet kanë rënë, Evropa zien nga debati se:

* me nga sa miliarda euro dhe cila shtresë apo cili biznes duhet ndihmuar më shumë…

* sa duhet të jetë ulja e taksave dhe ndaj cilit biznes apo shtresë…

* mbulimi i shpenzimeve fikse të bizneseve duhet të jetë 75%, 85% apo 100%…

* cilat shpenzime dhe deri në çfarë mase duhet të shkurtojnë qeveritë për të përballuar situatën, dhe me ç’shumë do kontribuojë BE për të arritur maksimumin…

Qeveritë e kryeministrat janë në kulmin e punës!!!

Këto janë lajmet në secilin prej vendeve të njerzillikut!!

Në Shqipëri ku rastet janë 5 fishuar, vdekjet janë jashtë kontrollit, bizneset falimentojnë çdo ditë:

* asnjë shkurtim shpenzimesh për PPP dhe koncesione…

* koncesione e PPP të reja për rrugë e tunele që s’i duhen askujt…

* asnjë ndihmë as edhe indirekte nga qeveria madje as debat mediatik mbi situatën…

I vetmi lajm është se kryeministri është me pushime?!

I vetmi shqetësim është se pse këtë radhë ka veshur brekë…

#lani_duart
#mbaj_maskën

1 25

Artikulli paraprakShëndetësia falas një show propagandistik, sot pas 7 vitesh as kryeministri e as kukullat e tij nuk e përmendin më
Artikulli tjetërStudimi/ Ja pse disa persona nuk e besojnë ekzistencën e COVID-19