Megaskandali i inceneratorëve, si Rama i dha 128 milionë euro kompanisë fantazëm

Nga Lealba Pelinku
Departamenti i Antikorrupsionit në PD11953627 10153067870742267 3488312437781632225 o

Kryetepsixhiu nisi sot kryerrenën më të pacipë lidhur me aferën mafioze të inceneratoreve. “A ju kujtohet Sharra e maleve me plehra e zjarre…?! Dhe gjykojini vetë lumenjtë e baltës së shpifjeve e të akuzave, që vazhdojnë kundër nismave tona në këtë drejtim ku për çerekshekuli nuk u bë asgjë!”, vijoi Rama sulmin ndaj kujt ia përplas faktet ballit. Nuk na tha A ju kujtohet Ardit Gjoklaj sa herë përmendet Sharra. S’na tha veç se ku qëndronte balta e shpifja. Faktet lidhur me inceneratorët janë të pakundershtueshëm dhe ai e di mirë këtë.
“Kjo që shihni është një video e projektit, që tanimë po realizohet në Sharrë dhe jo thjesht një projekt në kompjuter”, zgërdhihet skizofrenikisht. Nuk tha kryeministri përse për këtë projekt 128 milionë euro, harroi ta shpallte si tender ndërkombetar. E botoi vetëm 16 ditë para hapjes së ofertave, për “më ka çu nëna me larë gojën”, larie goje me ca mijëra euro.
Projektin që na paraqet sot kryeministri, jo thjesht si projekt në kompiuter, do ta kishte bërë shumë herë më të mirë e më të lirë kushdo firmë tjetër që operon në këtë fushë e ndryshme nga kompania e Zotos dhe kompanitë fantazëm, pjesë e kësaj skeme mafioze. Por Rama as nuk i njoftoi, siç ligji e detyron, dhe tani, çfarë paraqet Zoto, na qënka më e mira e të mirave.
Ramës, së pari i duhet të shpjegojë një seri të gjatë çështjesh lidhur me megaskandalin e inceneratorëve:
Përse nuk u morën parasysh rezervat që kanë shprehur ministri i Drejtësisë, marrëdhënieve me publikun në lidhje me projektvendimin e KM?
Çfarë kontratë të ngjashme, ndërtim-operim inceneratori, ka kryer Klodian Zoto dhe firmat e tjera, që fshihen nën guackën e një shoqërie me një të punësuar?Rama të shpjegojë sesi kompania e Zotos doli fituese, me dokumenta që janë paraqitur disa muaj pasi është lidhur kontrata.
Kjo për sa ka të bëjë me inceneratorin e Tiranës, sepse ai Elbasanit dhe Fierit, gjithnjë të Zotos e kanë edhe më të zezë e të gjatë listën e paligjshmërive.

Të shpjegojë Rama përse nuk bëri garë për koncesionin e Elbasanit. “Kishte emergjencë”, tha Gjiknuri. Përtej faktit që në ligjin e koncesionit, nocioni i emergjencës nuk njihet, a mund të na thonë sesi është e mundur që situata e mbetjeve të kthehet emergjente në një ditë a nje muaj?!
A mund të na thotë Rama për cilën meritë të veçantë kompania e Elbasanit na propozoka të bëjë ajo trajtimin me djegie të mbetjeve, kur ka vetëm 2 muaj jetë si shoqëri dhe zero përvojë në atë fushë?
A mund të na thotë Rama se kush do t’i incenerojë mbetjet në Fier, sepse as kompania e Zotos dhe as kompania tjetër shqiptare, që bleu kuotat për një grusht lekësh, pak ditë pasi u lidh kontrata, nuk kanë asnjë përvojë në këtë punë?
A mund të na thotë Rama se mbi cilin studim të vendndodhjes do të bëhet inceneratori i Fierit, sepse vendndodhja e spostuar me VKM (Vërri), nuk është ajo për të cilën është lidhur kontrata dhe për të cilën studimi u kualifikua?
A mund të na thotë Rama kush do t’ia kthejë shtetit 11 miliardë lekë të dhëna deri tani Zotos, nëse ai, nuk do ta ndërtojë dhe verë në punë inceneratorin e Fierit, siç rezulton deri më sot?!
A mund të na thotë Rama se si është e mundur që propozohen pa kërkesë tre inceneratore dhe tek të tre del emri i Zotos?! Në gjithë rruzullin i ra flaka kompanive me vite përvojë e kapacitete gjigande në këtë fushë e u dashka ta fitoka Zoto, me përvojë në fushën e IT dhe vjedhjes së impulseve?!
“Ju ftoj të gjithëve të mos dëgjoni zhurmën e kënetave politike e mediatike ku gëlojnë njëmijë e një të zezat kundër këtyre projekteve kaq të dobishme për mjedisin e shëndetin, po thjesht t’u besoni syve tuaj dhe fakteve kokëforta të dobisë së jashtëzakonshme të këtyre nismave”, e mbyll rrenën kryetepsixhiu, por nuk sqaroi se fakte kokëforta nuk janë projektet në kompiuter që na shpalos, por dokumentet zyrtare, disa të aksesueshëm plotesisht nga publiku e disa të lëshuara me mangësi e duke iu dridhur dora nga Damiani i tij.

Artikulli paraprakKamomili, si ta përdorim kundër ankthit dhe dhimbjeve të stomakut
Artikulli tjetërJa cilat sëmundje shkaktohen nga stresi