Media aziatike: Djemtë e rinj të Kosovës mund t’u shkaktojnë probleme rivalëve

Para dy përballjeve vendimtare të Kosovës gjatë ditëve në vijim për ëndrrën për kualifikim në EURO 2020, mediumi nga Filipinet e publikoi një artikull për gjasat e Kosovës për t’u kualifikuar. Më poshtë mund ta lexoni tekstin e plotë.

Anglia do të synojë të shpallet fituese e Grupit A me fitore kundër Malit të Zi të enjten, por përderisa Wembley pret… fishekzjarrët mund të shpërthejnë në Doosan Arena në Plzen, shkruan Sbobet.

Republika Çeke – Kosova duhet si beteja për vendin e dytë në Grupin A, pasi që “Tre Luanët” janë tre pikë para Çekisë, që është një pikë para mysafirit të vet të enjten. Jaroslav Silhavy e ka skuadrën e Çekisë në formë të mirë, si e vetmja Kombëtare që i ka marrë pikë Anglisë në këtë kampanjë dhe një fitore kundër Kosovën i çon në EURO 2020.

Por, trajneri Bernard Challandes e ka bërë një punë të mrekullueshme me skuadrën e re të Kosovës, që është e vështirë t’i  mposhtësh. Ata mund t’i irritojnë çekët e pastaj skuadra e Silhavys mund të duhet ta mposhtë Bullgarinë në ndeshjen e fundit për t’u kualifikuar, që s’është gjë lehtësisht e arritshme.

Kosova e shpalli pavarësinë vetëm në vitin 2008, pas disa viteve konflikt në Ish-Jugosllavi, por ekipi kombëtar i Kosovës ka gjasa reale të kualifikohet në EURO 2020. Trajneri i tyre zviceran Challandes tashmë ka reputacion për temperamentin e tij të zjarrtë, por ai mund të jetë krenar për arritje e tij që kur Kosova u pranua në FIFA në vitin 2016.

Kosova e gjeti vetën në vazon e pestë kur u bë shorti për grupet, bashkë me skuadra si Ishujt Faroe dhe Luksemburgu dhe prapa rivalëve të Grupit A, Malit të Zi dhe Bullgarisë, të cilët i kanë mposhtur në stil. Ata mund ta kalojnë Çekinë me një fitore të enjten dhe do të tentojnë ta bëjnë këtë gjë. Ata e frikësuan me të vërtetë Anglinë, kur kaluan në epërsi përmes golit të Valon Berishës pas 35 sekondave lojë. “Tre Luanët” siguruan epërsi 5:1 në pjesën e parë, mirëpo Kosova u kthye me dy gola dhe nuk e la Anglinë të jetë rehat.

Lojtari i tyre me më së shumti paraqitje është mbrojtësi i Hellas Veronas, Amir Rrahmani, me 27 paraqitje, vetëm një më shumë sesa kapiteni, portieri i Torinos, Samir Ujkani. Ndërsa, sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi, i ka shënuar tetë gola nga 23 paraqitjet e tij, katër në këtë garë.

Përderisa Kosova i ka djemtë e rinj të Evropës, Çekia ka më shumë histori, ata kishin qenë nënkampion të EURO 1996 në Angli, duke humbur ndaj Gjermanisë në “Golden Goal”. Ata do të tentojnë të hakmerren pasi Kosova i mposhti me një rikthim senzacional para 13,000 tifozëve të çmendur.

Kosova e ka dëshmuar se është mjaftueshëm e mirë për t’i mposhtur edhe skuadrat më të mirë, duke e fituar pjesën e dytë kundër Anglisë dhe duke e mposhtur Çekinë në ndeshjen në shtëpi. Si vendase, Çekia mund ta kontrollojë ndeshjen, por do ta ketë të vështirë ta mposhtë Kosovën.

Artikulli paraprakMilani do rikthimin e Ancelottit
Artikulli tjetërPozicioni i gjumit që rrit rrezikun e vdekjes foshnjore