“Më vjen keq ku është katandisur Rithemelimi me Departamentin e Energjisë”/ Deklarata e fortë e inxhinierit Azmer Duleviç

Në një postim në rrjetin e tij facebook, inxhinieri i njohur Azmer Duleviç shprehet i keqardhur se ku është katandisur Rithemelimi i Berishës me Departamentin e Energjisë.

Duleviç shkruan se “njerëz që kanë qenë zëvendësministra në kohën e PD kur humbjet në rrjet ishin mbi 45%, ku dritat nuk paguheshin, njerëz që kanë qenë drejtora, njerëz që kanë marrë tendera, janë fytyra e këtij departamenti”.

“Z. Eno Bozdo është inxhinier tekstilesh (rrobaqepës), e kuptoni tani se përse nuk i bashkohet njeri këtyre? E kuptoni që nuk kanë program? E kuptoni që janë po të njëjtët njerëz që i mbushën xhepat nga lejet e hidrocentraleve private? Këta do marrin vota? Seriozisht e keni?” – përfundon ai.

Artikulli paraprakVIDEO/ Dhuratë për Edi Ramën, Sali Berisha shpall Frontin politik kundër Drejtësisë së re dhe ndërkombëtarëve!
Artikulli tjetërGjumi i pasdites ndihmon shëndetin e trurit, çfarë sugjerojnë ekspertët dhe sa duhet të flini