Më të mirët nga FIFA/ Merret vendimi, kush është portieri i vitit?

Sonte në mbrëmje në Londër ndahen çmimet për më të mirët e vitit 2023. Në ceremoninë e organizuar nga FIFA, vëmendja më e madhe është tek “lojtari më i mirë”, ku rivalizojnë Lionel Messi, Erling Haaland e Kylian Mbappe. Ky trofe individual u fitua vjet nga Messi, me “pleshtin” që synon të fitojë për herë të 3-të këtë çmim.

Gjithsesi, favorit është norvegjezi Erling Haaland, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Premier League dhe triumfoi në Champions League me Manchester Cityn.

Me interes të madh pritet të shihet se kush do vlerësohet si trajneri më i mirë. Në garë janë Simone Inzaghi, Luciano Spalletti dhe Pep Guardiola. Yassine Bounou, Thibaut Courtois dhe Ederson “luftojnë” në distancë për portierin më të mirë. Votimi është kryer nga një grup ekspertësh dhe vlerësimi është bërë për përformancën nga 19 Dhjetori i 2022 deri në 30 Gusht të 2023.

Lojtari i vitit:lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fme te miret nga fifa merret vendimi kush eshte portieri i vitit%2F%23gsc

 

 

Lionel Messi

Erling Haaland

Kylian Mbappe

Futbollistja e vitit:

Aitana Bonmati

Jennifer Hermoso

Linda Caicedo

Portieri më i mirë

Ederson

Portierja më e mirë

Mary Earps

Trajneri më i mirë

Pep Guardiola

Formacioni i vitit:

419995321 837066271764204 3375418714710292390 N
Artikulli paraprak10 të vetëvrarë vetëm në Lushnjë për 2023-shin/ Asnjë rast nuk u zbardh nga policia, psikologia: Janë një kompleks arsyesh
Artikulli tjetërRomani i fundit i Nasi Lerës? Shkrimtari përfundon punën 7-vjeçare