Më mirë një Fake News në një portal e një budalla në Facebook se sa një diktaturë!

Nga Andi BEJTJA

Pas JOQ i erdhi radha dhe Dosja.Al te dale faqe e bardhe… bosh… Arsyet gjehen, sidomos kur thenia e nje gazetari prane pushtetit se, “portalet jane termet me i madh se termeti me 51 viktima” jane logo e stampuar ne bluzen e Kryeministrit…

Ndaj, do i vije radha edhe te tjereve, kur vete Kryeministri ecen rrenojave mes kamerave me shume duke mallkuar portalet dhe median, se sa ata politikane, ndertues, seksere, te babezitur, (perfshi dhe veten) per kete fatkeqesi qe duhej te ishte te pakten dhjete here me e vogel.

Pavaresisht, disa abuzimeve te pjesshme, portalet ne kete vend ku pjesa me e madhe e TV- ve kane programcionin e ERTV, portalet dhe rrjetet sociale kane qene, jane e do te jene nje ishull i pazevendedueshem lirie. Ndaj me mire nje Budalla me shume ne Facebook, a nje Fake News ne nje Portal, se sa nje Diktator me imunitet ne kohe fatkeqesish natyrore….

Sa me shpejt ta kuptojme kete, aq me shpejt do e kuptojme se sot nuk mjafton vetem te raportosh, por dhe te flasesh te flasesh per te mbrojtur keto ishuj lirie qe po u fundosen nje nga nje sot, veshtire te rilindin me vone.

bejtja

Artikulli paraprak3 pikat e planit të emergjencës, Basha: Ne mbështesim çdo përpjekje për të ndihmuar njerëzit e goditur
Artikulli tjetërMe Edi Ramën, Arben Ahmetajn dhe Erion Veliajn nuk rindërtohet vendi veçse ripërsëritet tragjedia