Më 18 maj, Shqipëria hap kufijtë ajrorë dhe tokësorë

Shqipëria do të hapë kufijtë ajror dhe tokësor me 18 maj. Kryeministri Rama në mbledhjen e sotme me Këshillin e Ekspertëve tha se:

“Do të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datë 18 janë ato që janë pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri”.

Kufijtë ajror dhe detar u mbyllën më 15 mars si pasojë e masave ndaluese kundra koronavirusit.

Artikulli paraprakBashkia Tiranë i kalon firmës private 1,363 m2 tokë publike në Rrugën e Kavajës
Artikulli tjetërGjermania: Pro marreveshjes Kosovë-Serbi nëse nuk cënon stabilitetin e rajonit