McGonigal si një “McDonald” politik

Nga Neli Demi

McDonald’s është emri më përfaqësues i ushqimeve “fast food” në mbarë globin. Ushqimet fast-food karakterizohen si nga një përgatitje e shpejtë e tyre, duke qenë se përdorin të njëjtët përbërës të gatshëm në gjithë botën, por edhe nga shije të forta e kënaqësi-sjellëse të menjëherëshme.

Si të tilla preferohen kryesisht nga ata që nuk kanë shumë kohë për të gatuar sepse  kanë shumë punë/halle të tjera për të zgjidhur apo nga ato që përtojnë të pastrojnë, presin, gatuajnë e servirin ushqim të freskët e të shëndetshëm.

Por dardha e ka bishtin prapa dhe fast food-et, si çdo gjë që jep një rezultat/ kënaqësi të shpejtë, kanë pasojat e tyre. Konsumimi i shpeshtë i këtij lloj ushqimi prodhon minimalisht obezitet por edhe pasoja të tjera afatgjata shëndetsore. Krijon apo përforcon gjithashtu edhe një stil jetese të bazuar në nevojën për rezultate të shpejta që shpërndahet në shumicën e fushave të funksionimit të individit.

McDonald’s nuk ka mundur të depërtojë në Shqipëri pasi ka pasur një treg të “bllokuar” nga sufllaqet pra alternativa shqiptaro-ballkanike e saj.

Po McGonigal ku hyn këtu?

Të gjitha të dhënat po konfirmojnë çdo ditë e më shumë që kjo aferë është një produkt bashkëpunim sufllaqe-Big Mac me përbërës të gatshëm financiarë, mediatik, kriminalo-politik me nje efekt të menjëhershëm për konsumatorët e fast-food-it politik Shqiptar. Ngopja e shpejtë e shijet e forta plotësuan për ca kohë hedonizmin sadist duke fërkuar barkun ndërkohë që Lulzim Basha etiketohej si i kokolepsur me Rusët.

Por si çdo ushqim fast-food, pasi kënaqësia që sa shpejt vjen po aq shpejt ikën, sjell indigestion ( vështërsi në tretje), velje dhe gazra të shumtë që ndosin ambjenti përreth e që largojnë njerëzit prejt teje me hundët që i mbyllin fort për të mos i’ua shpifur.

Artikulli paraprakShtëpia e pasqyrave të Kadaresë: ankthet e një titani letrar
Artikulli tjetër“Ofertë turistike edhe gjatë dimrit”, VOA: Sfidat e industrisë së turizmit në Shqipëri