Mbyllet fabrika me 800 punëtorë në Kukës: Berisha: Gjici feston me kryegjykatësin me këngë dhe puro

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas hedhjes në rrugë të 800 punëtorëve të fabrikës së pasurimit të kromit në Kalimash.

Kryetari monopartiak i Bashkisë së Kukësit Safet Gjiciqëndron në prapaskenën e kësaj drame për 800 familje kuksiane, fatkeqësisht, në bashkëpunim me kryetarin Gjykatës Isuf Shehun, njeriun tek i cili këta punëtorë shpresonin të gjenin të drejtën.

Ish-Kryeministri Berisha e ka denoncuar me forcë sot këtë padrejtësi duke i drejtuar gishtin e akuzës, kryebashkiakut Safet Gjici.

“Mbyllet fabrika me 800 punëtorë nga Gjici i bankave të vjedhura me rojet e tij. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në Facebook.

Që nga data 1.11 2019, ndalon puna në fabrikën e pasurimit të kromit në Kalimash. Mbi 800 punëtorë të fabrikës dhe galerive të kromit, pa punë! Pushteti lokal i emëruar i Rilindjes, shkaktar i këtij skandali!

Kompania i është drejtuar Gjykatës së Kukësit, ndërkohë kryetari i Gjykatës, Isuf Shehu, feston çdo ditë me këngë e me puro me Safetin! Ja po te nis disa foto.
Të përshëndes me shumë nderime

Artikulli paraprakDel nga shtrati lumi Ishëm, përmbytje në Murqinë dhe Mallkuç, bllokohet rruga
Artikulli tjetërTrumza, erëza me veti të fuqishme mjekësore