BE mbështet perspektivën evropiane të Bosnjës

Në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Luksemburg, është përsëritur përkushtimi për perspektivën në BE të Bosnje-Hercegovinës si shtet i vetëm, i bashkuar dhe sovran.
Ministrat e Jashtëm i kanë miratuar konkluzionet ku shprehet keqardhje për “retorikën përçarëse me origjinë në të kaluarën, ndërsa axhenda e zgjedhjeve të parakohshme gjatë muajve të fundit i ka ngadalësuar reformat dhe ka ndikuar në klimën politike” në Bosnjë.
Ministrat, po ashtu, kanë kërkuar që Sarajeva “t’i shtojë përpjekjet për funksionimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e radikalizimit”.
Bosnja ka mbetur prapa fqinjëve të vet në rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Marrëveshja për Asociim ndërmjet BE-së dhe Bosnje-Hercegovinës ishte nënshkruar në vitin 2008, por ajo nuk kishte hyrë në fuqi deri në vitin 2015, kryesisht për shkak të mungesës së progresit të Bosnjës në reforma.

Artikulli paraprakPërleshje në mes të ushtrisë irakiane dhe forcave kurde
Artikulli tjetërAfro 240 të vdekur në sulmin më vdekjeprurës në historinë e Mogadishu