Mbappe: Messi duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’

Sipas Mbappe, ‘Topi i Artë’ duhet të shkojë për Messin. 32-vjeçari tashmë e ka fituar pesë herë këtë çmim, aq sa Cristiano Ronaldo…

Kylian Mbappe ka mbështetur Lionel Messin për ta fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2019

Sulmuesi i PSG-së thotë se argjentinasi ka pasur një sezon fantastik, me Messin që është një ndër favoritët për ta fituar këtë çmim muajin e ardhshëm.

Ai e përfundoi sezonin 2018/19 me 51 gola, duke ndihmuar Barcelonën ta fitojë titullin e La Ligës.

Kur u pyet nga Der Spiegel për Topin e Artë, Mbappe u përgjigj: “Messi. Në aspektin individual, ai ka qenë lojtari më i mirë këtë vit”.

mes

Artikulli paraprakHakmerren tifozët e Bocas, të gjithë në stadium me maskën e Gabigolit
Artikulli tjetërLojtarët e Arsenalit humbin besimin tek trajneri Emery