Maskat terror në një familje, lidhin dhe dhunojnë çiftin, më pas grabisin euro e sende me vlerë

Dhunohet dhe grabitet një çift në Finiq. Çifti Fani është grabitur nga 3 shtetas, identitetet e të cilëve nuk dihen ende. Ata janë dhunuar dhe janë lidhur në banesë, ndërsa u janë marrë sende me vlerë dhe 2000 euro.

Personat me maskë dhe armë kanë hyrë në banesë, i kanë lidhur çiftin dhë kanë bërë grabitjen, më pas janë larguar duke i lënë te lidhur.

Çifti Fani ka mundur të zgjidhet rreth orës 2 të nates, ku dhe më pas kanë njoftuar policinë. Në polici ata kanë deklaruar se nuk kanë njohur asnjë nga autorët, ndërsa sipas tyre kanë qenë shqiptar, flisnin edhe pak greqisht mes tyre.

Policia ka shoqëruar dy shtetas për ngjarjen, por ende nuk është konfirmuar nëse ata janë autorët e grabitjes dhe dhunimit.

Artikulli paraprakBasha: Të shpallet emergjenca kombëtare. Qeveria të detyrohet me ligj të ndihmojë qytetarët dhe bizneset
Artikulli tjetërSi po e mposht Gjermania vdekjen, rreth 14 000 infektime me Covid-19, ka regjistruar vetëm 30 viktima