Maskat terror në Kamëz, hyjnë në banesë dhe përleshen me pronarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në Kamëz. Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë terrorizuar një familje, pas tentativës për t’i grabitur banesën. Burime nga policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në Bulevardin “Blu”, në vendin e njohur si pallatet e verdha.
Të njëjtat burime theksuan se dy persona kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit me inicialet A.V, 60 vjeç. Por hajdutët janë përballur me të zotin e shtëpisë, ndërsa janë konfliktuar mes tyre. Për pasojë, pronari i banesës është dëmtuar me mjete prerëse në këmbë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dy ditë më parë, tre persona të armatosur dhe me maska kanë shkuar në banesën e qytetarit me inicialet A. Sh., dhe i kanë grabitur një sasi parash, disa bizhuteri dhe një makinë. Ngjarja ka ndodhur në Urën Vajgurore. Pas grabitjes, autorët janë larguar në drejtim të Fierit dhe kanë braktisur makinën në Shegan të Lushnjës. Burime nga policia kanë bërë të ditur se tre persona të armatosur dhe me maska kanë shkuar në banesën e qytetarit me inicialet A. Sh., dhe i kanë grabitur. Sipas tyre, autorët kanë vjedhur një sasi parash, disa bizhuteri dhe një makinë. Burimet policore janë shprehur se pas grabitjes, autorët janë larguar në drejtim të Fierit dhe kanë braktisur makinën në fshatin e Fier Sheganit në Lushnjë. Pas gjetjes së makinës, janë marrë provat materialet dhe po punohet për identifikim dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, para katër ditësh një person u masakrua nga maskat në lagjen “1 Maji” në qytetin e Korçës.

Artikulli paraprakKapet shqiptari në Itali me 83 kg drogë dhe laborator në shtëpi
Artikulli tjetërGjenden trupat e dy peshkatarëve të mbytur