Maskat terror në Fushë Krujë, grabiten dy lokale brenda natës, plagoset pronari

Dy grabitje, njëra prej tyre me pasojë plagosjen e një personi janë kryer natën e kaluar në Fushë Krujë.
Janë rikthyer grabitjet më dhunë në qytetin e Fushë-Krujës, ku katër persona të maskuar, kanë vjedhur tre televizorë, në afërsi të qytetit në një lokal bastesh, i cili mësohet se është në pronësi të shtetasit me iniciale A.C.
Nga burimet e policisë bëhet me dije se grabitja ka ndodhur rreth orës 03.00 të natës.
Gjithashtu mësohet se pas këtij lokali është grabitur edhe një tjetër në njësinë administrative Bubq, ku grabitësit kanë hapur bravat e dyerve dhe kanë vjedhur disa pajisje në lokal.
Ata janë pikasur nga pronari F.H i cili ka ndërhyrë për t’i ndalur, por është goditur nga grabitësit të cilët janë larguar.

maska te armatosur

Artikulli paraprakKush është nëna e 6 fëmijëve që u ekzekutua nga burri në Durrës (Foto)
Artikulli tjetërTronditet futbolli kosovar, ndahet nga jeta legjenda Fadil Vokrri