Maskat i grabisin paratë dhe makinën një qytetari

Maskat janë kthyer në një tmerr për qytetarët në të gjithë vendin. Bëhet e ditur se, tre persona të armatosur dhe me maska kanë shkuar në banesën e qytetarit me inicialet A. Sh., dhe i kanë grabitur një sasi parash, disa bizhuteri dhe një makinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e mesnatës në Urën Vajgurore. Pas grabitjes, autorët janë larguar në drejtim të Fierit dhe kanë braktisur makinën në Shegan të Lushnjës.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se tre persona të armatosur dhe me maska kanë shkuar në banesën e qytetarit me inicialet A. Sh., dhe i kanë grabitur. Sipas tyre, autorët kanë vjedhur një sasi parash, disa bizhuteri dhe një makinë. Burimet policore janë shprehur se pas grabitjes, autorët janë larguar në drejtim të Fierit dhe kanë braktisur makinën në fshatin e Fier Sheganit në Lushnjë. Pas gjetjes së makinës, janë marrë provat materialet dhe po punohet për identifikim dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme një person është masakruar në lagjen “1 maji” në qytetin e Korçës. Sipas burimeve, personi i qëlluar me sende të forta është dërguar dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit. Burime nga policia thanë se, kanë qenë disa persona të maskuar të cilët kanë qëlluar mbi të riun duke e lënë gati të vdekur. Policia ende nuk ka mundur të zbulojë autorët, por bëri të ditur se, ka nisur hetimet për identifikimin e tyre, ndërsa pritet edhe dëshmia e të plagosurit.

Artikulli paraprakPolicët e Veliajt kapen duke vjedhur, tre në pranga
Artikulli tjetërMbyllet dosja për nënën e re që u dogj në ashensor