Maskat grabisin nën kërcënimin e armëve karburantin në Vlorë, kërcënohet roja

Grabitet gjatë natës një karburant në Novosel të Vlorës. Dy persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur karburantin gjate orëve të natës, ndërsa kanë kërcënuar rojen që gjendej në objekt.
Sasia e parave që është marrë nga grabitësit mësohet të jetë rreth 35 mijë lekë të reja, ndërsa më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Grabitësit kanë thyer xhamin e kabinës ku qëndronte roja gjatë natës, për të marrë prej aty paratë.
Sipas deklarimeve të rojes, ai nuk ka mundur t’i identifikojë grabitësit, të cilët mendohet se kanë qenë 2. Po ashtu ai ka treguar se grabitësit i kanë marrë dhe armën që mbante gjatë shërbimit.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërBerlini mbështeti taksën ndaj Serbisë, kërkon që të lejohen edhe produktet e Kosovës në Serbi