Maskat bëjnë ligjin duke sfiduar policinë, 4 grabitje me armë në Tiranë

Maskat bëjnë ligjin duke sfiduar policinë edhe në Tiranë. 3 javë pasi 2 të rinj hynë me armë brenda banesës së familjes Laze në Allias dhe tentuan t’i grabisin, duke i plagosur, një tjetër episod i ngjashëm është regjistruar në zonën e “21 Dhjetorit”.

Preh e tentativës së grabitjes kanë rënë 2 biznese, një agjenci udhëtimesh dhe një market. Rreth orës 21:00 të së mërkurës, një i ri i maskuar dhe i armatosur ka hyrë brenda ambienteve të agjencisë dhe ka tentuar të kryejë grabitje.

Fatmirësisht i riu nuk ka qenë agresiv, dhe pavarësisht se ishte i pajisur me armë zjarri, pasi punonjëset e agjencisë janë tmerruar dhe kanë bërtitur, ai është larguar menjëherë.

Vetëm pak minuta më vonë, dyshohet se po i njëjti person është futur në ambientet e një supermarketi, në zonë, për të kryer grabitje, por pasi ka gjetur kasën e kyçur, ka marrë vetëm disa lekë, që ka gjetur në banak, dhe është larguar. Policia nuk e ka bërë të mundur ende identifikimin e të riut dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakBerisha ‘zbërthen’ kodin “KÇK” të Ramës (Foto)
Artikulli tjetërPlas në PS-në e Tiranës: “Mos fol si horr”! Dëgjo ti Taulant Balla!…