Basha publikon videon, ja si mashtroi Rama: “Shtëpitë pa leje nuk prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka demaskuar kryeministrin Edi Rama duke i publikuar videon e fushatës elektorale të vitit 2013 ku Rama mashtron qartazi banorët me zë dhe me figurë tek premton: ‘Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet. Nuk prishen!, thekson Rama në video.
Dhe jo më kot Basha e ka komentuar këtë skenë me fjalët: “Kur mashtron dhe mohon veten për të vjedhur 40 milionë”.
Partia Demokratike, e cila ka dalë në mbrojtje të familjeve dhe bizneseve tek Unaza e Re, ka bindjen e plotë mbështetur me prova se aty është planifikuar një megavjedhje nga kryeministri dhe tre ortakë të tij të 40 milionë eurove.

Kur mashtron dhe mohon dhe veten për të vjedhur 40 milionë euro:

Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 25. November 2018

Artikulli paraprakErionët e Rrugës dhe Veliaj i Bashkisë…
Artikulli tjetërEkspertët japin alarmin: Në vitin 2030 nuk do të mjaftojnë insulinat