Masat e reja nga çmendina: Nga nesër mund të lëvizni vetëm 6 orë në ditë, rrezikon kaosin

Rama ka vendosur masa të reja për të bllokuar thuajse gjatë gjithës kohes edhe lëvizjen e këmbësorëve. Sipas tij do të lejohen të ecin në këmbë vetëm 6 orë në ditë. Kjo mund të sjellë një bllokim të plotë të furnizimeve me ushqime për njerëzit dhe mund të sjellë kaos dhe revoltë.

Qeveria ndalon për 18 orë daljen e këmbësorëve në rrugë. Nga nesër lejohet të dalësh nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe 16:00 deri në 18:00. Njoftimin e bëri Kryeministri Rama sot në Facebook.

Gjithashtu ai njoftoi se ndalohet të dalësh për krahu me një person tjetër.

Kush nuk i zbaton këto rregulla do të gjobutet me 10 mijë lek. Nëse rregullat i shkelin ata që marrin ndihmë sociale, ajo do ti pritet.

Masat nga çmendina

MESA DUKET NUK PO KUPTOHEMI SIÇ DUHET ME DISA QË S’DUAN TA MARRIN VESH SE NUK ËSHTË KOHË SHËTITJESH -NGA NESËR DALJA E KËMBËSORË DO TË KUFIZOHET VETËM NË FASHAT ORARE 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00

NGA NESËR DO TË NDALOHET DALJA NË KËMBË RRUGËVE ME PERSONA TË TJERË NË KRAH! -SHKELJA E KËTYRE RREGULLAVE DO TË NDËSHKOHET ME GJOBË 10.000 Lekë DHE ME MOSDHËNIEN E ASNJË NDIHME SHTETËRORE NGA PAKETA FINANCIARE E LUFTËS PËR SHKELËSIN! -BOLL!

NJË PAKICË E VOGËL FARE INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM NUK MUND TË SABOTOJNË SAKRIFICËN E NJË POPULLI TË TËRË, DUKE RREZIKUAR JETËN E TYRE DHE TË NJERËZVE TË TJERË! -NDJESË 1000 HERË PO KJO ËSHTË LUFTË DHE S’KA ASNJË RRUGË TJETËR! -FRIKË ASPAK, KUJDES PO! ME HIR OSE ME PAHIR! DIELLI ATY DO JETË PRAPË, NDËRSA JETËT E HUMBURA NUK KTHEHEN MË!

Artikulli paraprakPërhapja e Covid-19 në 5 shtete dhe në Shqipëri
Artikulli tjetërGjuha plot urrejtje e Ramës ndaj propozimeve plot sens të Bashës