Masakra e Raçakut thirrje për drejtësi!

Nga Sali BERISHA

Miq, ne janar te vitit 1999 grupe terroriste te armatosura serbe kryen ne Fshatin Raçak te Kosoves nje nga krimet me te shemtuara, masakrat me horror pas asaj te Srebenices. Ata vrane, theren, masakruan ne nje nate 45 gra, femije, burra shqiptar te ketij fshati.

Viktimat e pafajshme te Raçakut u shnderruan ne apelin e fuqishem te shqiptareve te Kosoves ne klithmen dhe kushtrimin e te reneve nga barbarite serbe per vendet e lira dhe mbare boten. Masakra e Raçakut i deshmoi njerezimit fytyren mizore te Sllobodan Millosheviçit dhe regjimit te tij barbar.

Duke u perulur sot para viktimave te kesaj masakre te epsheve raciste shtazore serbe ndaj shqiptareve, ju bej thirrje vendeve te lira te vendosin para drejtesise autoret, porositesit dhe organizatoret e kesaj masakre si dhe ata qe mohojne krimin monstruoz ndaj banoreve te Raçakut dhe mbare Kosoves.

Sonte duke ndare dhimbjen e thelle me familjet dhe te afermit e viktimave te masakres se Raçakut, denoj qendrimin tradhetar antikombetar te Zografit Bis qe ka shnderruar Shqiperine ne vend vasal te Beogradit. Nderim perjete viktimave te Raçakut! sb

Artikulli paraprakSot opozita dhe Lulzim Basha kanë vetëm një mision. Të çojnë vendin në zgjedhje!
Artikulli tjetërOpozita e opozitës, çështje e mungesës së karakterit!