Marrëveshja Rama-Meloni, protestë para Kuvendit, qytetarët: Mos e ktheni Zadrimën dhe Drinin në kanal të ujërave të zeza

Përpara parlamentit, ditën e sotme, po mbahet një protestë nga qytetarët undër marrëveshjes së emigantëve me Italinë. Protestuesit thonë se marrëveshja është antikushtetuese. Një nga protestuesit tha para mediave se Shqipëria drejtohet nga disa njerëz që janë mbi interesat e popullit dhe kanë dalë mbi Gjykatën Kushtetuese situatë e cila, sipas tij, e ka ulur legjitimitetin e gjykatës.

Ai shtoi duke bërë thirrje që të mos e kthejnë Zadrimën dhe Drinin në kanal ujërash të zeza.

“Ne protestuam dhe te Gjykata Kushtetuese sa i përket këtij ligji, sot Shqipëria drejtohet nga disa njerëz që janë mbi interesat e popullit dhe kanë dalë mbi këtë gjykatë situatë e cila e ka ulur shumë legjitimitetin e GJK. Njerëzit dhe populli që i voton këta njerëz duhet të reflektojë sepse ata rrisin pagat e tyre i dyfishojnë ndërsa 99.9% e njerëzve vuajnë. Do mbani mbi shpatulla turpin e historisë nëse do të votohet ai. Mos e ktheni Zadrimën në hale dhe Drinin në kanal të ujërave të zeza”, tha protestuesi.

Artikulli paraprakDeputetët e rithemelimit nisin ‘aksionin’, lyejnë me miell punonjësit e Gardës
Artikulli tjetërAmendamenti Basha/ Mazhoranca voton kundër paketës 50 milion euro për ushtrinë e Kosovës, kreu i PD braktis seancën