Marquinhos presion PSG-së

Përplasje mes trajnerit të sapozgjedhur të Paris Saint Germmain, Unay Emeri me mbrojtësin brazialian Maquinhos. Ëndrra e 22-vjeçarit për të marrë pjesë me Brazilin në Lojërat Olimpike të Rios ka marrë një goditje të rëndë nga spanjolli, i cili ka kërkuar që ta ketë menjëherë në dispozicion mbrojtësin, që nëpërmjet një prononcimi për mediat franceze ka këmbëngulur se dëshiron të jetë në 18-shen e Brazilit në këtë event.
“Dua të shkoj në Rio me çdo kusht. Ia kam detyrim vetes, familjes sime dhe të gjithë tifozëve brazilianë. Janë thënë shumë gjëra për këtë çështje, jam përpjekur që të mos përfshihem, por është e pamundur. Kam punuar 12 vjet për sfida të tilla si olimpiada dhe nuk dua të mungoj”, deklaroi Maquinhos.
Edhe më i ashpër reagimi i vëllait dhe njëkohësisht menaxher i futbollistit, që është gati të marrë në konsideratë edhe një divorc të mundshëm nëse PSG nuk e lejon futbollistin t’i bashkohet Brazilit. Sipas tij, Marquinhos gjithmonë ka qenë korrekt dhe nuk është ankuar edhe kur e kanë lënë jashtë ndeshjeve të rëndësishme.
Në këtë pikë, priten të tjera zhvillime, edhe pse vështirë të besohet se PSG mund ta lejojë largimin e mbrojtësit në këtë sesion merkatoje. Emery e ka bërë të qartë se do t’i besojë mbrojtësit të talentuar, por marrëdhëniet mes tyre nuk nisën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Artikulli paraprakMilan, prezantohet Montella: Objektivi, Europa
Artikulli tjetërTransferim te Chelsi? Babai i Messit takim me Abramovich