Marcelo Bielsa trajneri i ri i Lille

Lille konfirmoi Marcelo Bielsa si trajner të ri të skuadrës. 61-vjeçari firmosi kontratë 2-vjeçare me klubin francez, duke zëvendësuar në këtë post Franck Passi. Që pas largimit nga Lazio, në korrik të vitit 2016, Bielsa ishte një trajner i lirë dhe gjatë kësaj kohe nuk ishte impenjuar me asnjë skuadër. Pasi nënshkroi marrëveshjen, tekniku argjentinas u shpreh i lumtur për këtë aventurë të re, duke theksuar se ndihet entuziast për projektin që ka klubi dhe se është i vetëdijshëm që pritshmëritë do të jenë të mëdha.

Artikulli paraprakSam Allardyce jep dorëheqjen
Artikulli tjetërBenevento kalon në gjysmëfinale