Manekinët e krimit në qeveri në çadrën e protestës

Kryetari i opozitës Basha deklaroi mbrëmë se Reforma në Drejtësi nuk mund të jetë në duart e bandave të krimit në qeveri. Protesta në natën e trembëdhje në çadrën e protestës ka sjellë një skenografi të veçantë. Pas podiumit të improvizuar në çadrën e protestës ishin vendosur personazhet kryesorë të krimit në qeveri në formën e manekinëve.
“Shikojini këto fytyra dhe përgjigjuni, mendoni se Edi Ramës i dhemb barku për drejtësinë e vërtetë dhe qytetarët që pësojnë padrejtësi apo ka merakun e këtyre me të cilët erdhi në pushtet dhe mban sot pushtetin. A mund të ketë reformë të vërtetë në drejtësi për sa kohë kjo qeveri është në pushtet? Zgjedhjet dhe Reforma në Drejtësi, demokracia dhe drejtësia janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën, Vettingu dhe drejtësia e pakapur do të çlirohen vetëm me largimin e Edi Ramës dhe me një qeveri teknike që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe po kështu drejtësisë së pakapur”, tha Basha.
Për kreun e opozitës, Basha, mbështetja e ndërkombëtarëve për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme s’ka qenë kurrë më e fortë se sot. Protestuesit e natës së 13 në sheshin e Lirisë u bënë pjesëmarrës të një prezantimi të kriminelëve të veshur me pushtet nga kryeministri i vendit Edi Rama. Ervin Salianji denoncoi me emër, mbiemër, vepër penale, por edhe mënyrën e mbrojtjes nga kjo qeveri të këtyre kriminelëve, të angazhuar nga shefi i ekzekutivit kundër votës së lirë të shqiptarëve. Klemend Balili, Elvis Rroshi, Armando Prenga, Ilir Beqaj, Arben Ndoka, Mark Frroku, Shkëlqim Selami dhe të tjerë, të hetuar, të dënuar dhe me rekorde kriminale në Europë dhe brenda vendit, sot mbahen ende në pushtet, ose minimalisht nën çadrën e Partisë Socialiste për t’i shpëtuar drejtësisë.
Nevila Nika, ish-drejtoreshë e Arkivave, e para grua në krye të këtij institucioni, tha se transmetimi i një kujtese dhe historisë së hidhur që ka kaluar Shqipëria, duhet bërë me doemos.

Artikulli paraprakZbulohen firmat falco në çadrën e Veliajt për Vettingun, gazetari firmos plot 10 herë
Artikulli tjetër“Roma”: Misteri i zhdukjes së 30 mijë tonë mbetjeve në Shqipëri