Mançester Siti hedh “grepat” në Itali

Mediat britanike lëshuan lajmin se ka një interes nga Mançester Siti në drejtim të Xhixhi Donarumas. Milani ka javë që ka nisur përpjekjet për t’i rinovuar portierit kontratën aktuale, e cila, përveçse shumë e ulët në terma ekonomikë, skadon edhe pas një viti.
Kuqezinjtë rrezikojnë të humbasin falas një talent që për drejtuesit e klubit vlerësohet mbi 60 milionë euro. Pas konferencës për shtyp të Pep Guardiolës, i cili e cilësoi “Xhixhon” si një talent absolut pavarësisht moshës fare të re, po nga mediat britanike u publikua lajmi se për portierin po përgatitet një ofertë që pritet t’i mbërrijë Milanit dhe lojtarit në fund të sezonit aktual.
Mançester Siti do të ofrojë rreth 35 milionë euro për shërbimet e 18-vjeçarit, të cilit nga ana tjetër do t’i propozohet një rrogë e denjë për yjet e skuadrës së “qytetarëve”.

Artikulli paraprakE vërteta e shifrave, ç’po ndodh me ekonominë?
Artikulli tjetërMonaco dominon çmimet e më të mirëve në futboll