Malaj: Vuajmë nga keqqeverisja, sipërmarrja nuk është e lirë, por e mbërthyer nga duart e pak njerëzve

Ish-ministri i Ekonomisë në qeverisjen e PS, Arben Malaj, në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi, ka komentuar raportin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, për rënien e besimit tek biznesi në Shqipëri.

Malaj thekson se, Shqipëria vuan nga keqqeverisja e prandaj sipërmarrja nuk është e lirë, por e mbërthyer nga duart e pak njerëzve.

“Fakti se në Shqipëri, politika dhe biznesi janë në duart e pak njerëzve, bëjnë që të ketë më pak besim tek sipërmarrja. Gjyqësori duhet që të funksionojë më mirë. Nëse kemi sistem ku pak njerëz kanë në dorë biznese dhe i kanë monopol, atëherë dështimi në sipërmarrje ka shumë mundësi të jetë më i mundshëm.

Mos të harxhohen miliona për fasadë, por të ndërmerren hapa konkretë, që produktet e huaja, sidomos ata serbe, të mos dynden produktet e huaja. Ka rënë oferta në botë, prandaj është rritur çmimi i shumë produkteve. Shqipëria ka subvencionuar jetën luksoze të më të pasurit në botë, Jeff Bezos, teksa ai paguante taksë për naftën më pak sesa fermerët shqiptarë e kjo është skandal. Kjo është mënyra më e keqe sesi mund të menaxhohet ekonomia e një vendi”, deklaroi Malaj.

Artikulli paraprakReporteri i Shqipërisë në BE: Shqipëria duhet të forcojë luftën kundër krimit të organizuar!
Artikulli tjetërTë shëruarit nga COVID-i dhe teoritë konspirative