Makina e policisë përplaset me BMW-në në Tiranë, breshëri plumbash nga një makinë në Fier

Një makinë policie është përfshirë në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, duket makina e policisë e përplasur me një mjet tip BMW, në zonën e Selvisë.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, në fshatin Topojë të Fierit janë dëgjuar të shtëna me armë pasditen e sotme. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, ora shënonte rreth 19:00, kur nga 1 automjet është qëlluar me armë zjarri në ajër. Policia njoftoi se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Ndërkaq, një grupi hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sipas banorëve të zonës, autori ka debatuar me drejtuesin e autobusit, i cili ishte i ndaluar në rrugë, duke i kërkuar që të hapë rrugën.  Në debat e sipër për hapjen e rruges, drejtuesi i makinës private, ka hyrë në automjetin e tij, ka marrë armën dhe ka gjuajtur në ajër para autobusit.

Tani tek “Rruga e Dibres”, (selvia), aksidentohet nje makine policie me nje automjet te nje qytetari.

Gepostet von Aulon Bej Kalaja am Dienstag, 20. August 2019

Artikulli paraprakMos e provoko Shkodrën, Edi Rama!
Artikulli tjetërVideo/ Njihuni me idiotin e Tepelenës: S’do pushoj kurrë së reshturi…