Mafia e pronave në Strasburg, Gjykata konfirmon ndërhyrjen e papërshtatshme të njeriut të Ramës

Gjykata e Strasburgut pas iteresimit të ‘Fax News’ ka reaguar lidhur me përgjimin e publikuar mes nënkryetarit të KQZ-së Denar Biba dhe gjyqtarit shqiptar në Strasburg Ledi Bianku, ku nga ajo që kuptohej nga biseda, gjyqtarit Bianku i bëhej presion nga ana e qeverisë për shtyrjen e dëmshpërblimit të pronarëve shqiptar që kishin fituar gjyqin me shtetin shqiptar.
Gjykata e Strasburgut në reagimin e saj për ‘Fax News’ deklaron se Denar Biba ishte zyrtari i afërt me qeverinë në 2014-n dhe se kërkesa ishte për kthimin dhe kompensimin e pronave. Bianku kishte informuar se sjellja e tij (Denar Bibës) ishte e papërshtatshme.
Sipas Gjykatës së Strasburgut për të Drejtat e Njeriut pasi sjellja e Denar Bibës që përfaqësonte qeverinë shqiptare është konsideruar gjyqtari Bianku ka informuar presidentin e gjykatës Dean Spielmann dhe më pas edhe pasardhësin e tij Guido Raimondi, sapo u zgjodh.
Reagimi i Gjykatës së Strasburgut për ‘Fax News’
Në përgjigje të pyetjeve tuaja, Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut, mund të informojë, si më poshtë:
1. Një gjykim pilot, Manushaqe Puto kundër Shqipërisë, i është dorëzuar Gjyakatës në 31 korrik 2012, me shqetësimin e mos ekzekutimit të një vendimi përfundimtar administrativ dhe vendime gjyqësor përsa i përket kompensimit të pronarëve për pronën e shpronësuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Në këtë Gjykim, Gjykata vendosi që ai nuk mund të shtynte shqyrtimin e rasteve të paraqitura tashmë (pika 7 e dispozitave operative). Gjithsesi ajo u shty për një periudhë 18 muaj nga data në të cilën gjykimi u bë përfundimtar dhe cdo aplikim i paraqitur pas dorëzimit të gjykimit (pika 8 e dispozitave operative). Duhet të vëmë në dukje se sipas rregullit 61, pika 1 a e Rregullores të Gjykatës, në kontekstin e një gjykimi pilot, është në dorën e Gjykatës të shtyjë shqyrtimin e aplikimeve të ngjashme, duke mbajtur pezull adoptimin e masave për kompensimin e kërkuar në nivel kombëtar.

2. Në vitin 2014, një zyrtar i afërt me qeverinë shqiptare, (zoti Denar Biba) kontaktoi zotin Ledi Bianku, gjyqtar pëfaqësues i Shqipërisë, duke i kërkuar që gjykata të shtyjë shqyrtimet e rasteve për rikthimin ose kompensimin e pronës. Gjyqtari Bjanku, tregoi këtij personi se kjo sjellje ishte e papërshtatshme dhe menjëherë informoi Dean Spielmann, president i Gjyaktës Europiane tnë atë kohë. Ai në vazhdim informoi Presidentin e Gjykatës, Guido Raimondi, sapoi ai u zgjodh.
3. Një kërkese zyrtarë për shtyrjen e rasteve për kthim dhe kompensim të pronave ishte bërë në të njëjtën datë, në kuadrin e takimit mes autoriteteve të Gjykatës Europiane dhe Autoriteteve shqiptare. Kjo kërkesës u trajtua me të njëjtin refuzim kategorik. Në vecanti, cdo vendim I tillë, ra brenda kompetencave të Dhomës, përpara secilit prej rasteve në pritje dhe nuk mund të shqyrtoheshin nga Presidenti I Gjykatës. Për më tepër, një kërkesë e tillë mund të shqyrtohej vetëm në përputhje me rregullat proceduriale normale.
4. Kështu që nuk ka patur, as nuk mund të ketë ndonjë “marrëveshje” mes Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Shqipëris, përsa I përket shtyrjes së mundshme të rasteve në fjalë.
5. Rrjedhimisht, në 2016, Dhoma kompetente e Gjykatës, vendosi të shtyjë shqyrtimet e këtyre rasteve. Gjithsesi, kjo shtyrje nuk ka lidhje me ngjarjet e vitit 2014. Gjyqtari Bianku, nuk pori pjesë në këtë vendim, sepse ishte tërhequr nga këto raste.
6. Të gjitha vendimet e Gjykatës mbi rastet, janë marrë në përputhje me ligjin dhe me procedurat e vendosura nga Rregullorja e Gjykatës.

Bianku Biba

Artikulli paraprakVdes hetuesi xhelat që torturoi At Zef Pllumin dhe 92 të dënuar politikë
Artikulli tjetërKush është Ari, baxhanaku që përlan dhjetra miliona euro të taksapaguesve me tendera