Mafia e ndërtimit dhe çirakët e saj në narkoqeveri nuk ndalen as ndaj fatkeqësisë së shqiptarëve

Nga Bujar NISHANI

Mafia e ndërtimit dhe çirakët e saj në narkoqeveri nuk ndalen as ndaj fatkeqësisë së shqiptarëve të prekur nga tërmeti e as nga vjedhja e parave të dhuruara nga taksapaguesit evropian për shqiptarët e dëmtuar nga ajo fatkeqësi natyrore.

Pasi shqiptarët u lanë të vdisnin nën ndërtesat e dëmtuara rëndë nga tërmeti i parë në muajin shtator,

Pasi shqiptarët u lanë jashtë prej muajsh në mes dimrit pas tërmetit vdekjeprurës të muajit nëntor,

Pasi shqiptarët e mbetur pa strehë u përzunë nga strehimet hoteliere sapo narkoqeveria mbaroi teatrin mediatik me ta,

Tashmë shqiptarëve fatkeq po ju grabitet prona e blerë me mund, djersë e sakrifica gjaku.
Narkoqeveria me paratë e dhuruara për shqiptarët nga Evropa po deklaron të ndërtojë pallate të reja në fundin e Tiranës dhe jo mbi truallin ku janë pallatet e dëmtuara të shqiptarëve.

Eshtë e qartë se trualli ku janë banesat e dëmtuara vlen disa qindra herë më shumë se toka në dalje të Tiranës ku kërkon kjo narkoqeveri të degdisë shqiptarët që patën fatin e keq t’ju dëmtohen banesat prej tërmetit.

Trualli i tyre i duhet Mafies së ndërtimit për kulla të reja milionëshe që natyrisht do ti ndajë me narkoqeverinë.

Trualli mbi të cilin janë ndërtesat aktuale të dëmtuara, janë pronë e qytetarëve që kanë blerë atë truall bashkë me banesën përkatëse.

Narkoqeveria jo pa qëllim prodhoi një sërë aktesh grabitje e shantazhi për ti kërcënuar këta qytetar e të mos e kërkojnë pronën e tyre.

Akte totalisht antikushtetuese, por shqiptarër ska kush ti mbrojë.

Narkoqeveria e ka asgjesuar Gjykatën Kushtetuese prej 4 (vitesh), pikërisht që të grabisë, rrah, burgos, asgjesojë çdo të drejtë, mbi shqiptarët.

Qytetarët shqiptar që mafia e ndërtimit kërkon t’ju grabisë pronën e ligjëshme sot, të mos dorëzohen përballë narkoqeverisë.

Të mbrojnë pronën, mundin, djersën dhe gjakun e sakrificave të tyre.

Kushtetuta, ligjet, e drejta, e ardhmja janë të gjitha në favorin dhe anën e tyre.
#TëRingremëShqipërinë 🇦🇱

Artikulli paraprakFasoneria kthehet në ‘vatër’ e Covid-19, çfarë po ndodh në Durrës
Artikulli tjetërBasha me banorë të Sukthit: RAMAVIRUSI ka goditur rëndë këtë zonë dhe banorët e saj