Macron ofron ndërmjetësim midis Irakut dhe kurdëve

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ofruar të ndërmjetësojë ndërmjet qeverisë së Irakut dhe kurdëve, pas referendumit për pavarësi të mbajtur muajin e kaluar.
Këtë ofertë ai ia paraqiti sot në Paris kryeministrit të Irakut, Haidar al-Abadi, ku ata kanë biseduar për shumë çështje, përfshirë mbështetjen franceze për luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, dhe për ripërtëritjen e ekonomisë së Irakut.
Iraku ka kërkuar anulimin e referendumit të mbajtur më 25 shtator në të cilin 92.7% e atyre që morën pjesë në votim, u shprehën për pavarësi.
Macron tha se, Franca e mbështet stabilitetin dhe integritetin territorial të Irakut dhe ka shprehur shqetësim për situatën me kurdët, pas referendumit.

Artikulli paraprakArgjentina rrezikon të mbetet jashtë
Artikulli tjetërCIA: Kim Jong Un nuk është i çmendur