Macron dhe Sassoli urojnë Biden si President të SHBA

Pas fitores së Biden në SHBA, nuk kanë munguar edhe urime nga Europa apo BE. Duket se mes konfuzionit të rezultatit dhe akuzave, Presidenti i PE David Sassoli ka thyer akullin duke uruar Biden dhe Kamala Harris për fitoren.

Sassoli thotë se bota ka nevojë për një marrëdhënie të fortë mes Europës dhe SHBA. Ai shpreson që Presidenti i ri i SHBA të bashkëpunojë me BE për të luftuar COVID-19, ndryshumet limatike dhe rritjen e pabarazisë.

STATUSI NGA DAVID SASSOLI

Bota ka nevojë për një marrëdhënie të fortë midis Evropës dhe SHBA – veçanërisht në këto kohë të vështira.

Ne shpresojmë të punojmë së bashku për të luftuar COVID-19, ndryshimin e klimës dhe për të adresuar rritjen e pabarazisë.Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar Joe Biden-in për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.Tashmë Macron dhe Biden do të jenë homologë dhe francezi e fton atë që të bashkëpunojnë.

Ai madje e paralajmëron se ka shumë sfida të sotshme që duhen kapërcyer prandaj kërkon një marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë mes Francës dhe SHBA.

Artikulli paraprakRakacolli paralajmëron rikthimin e izolimit: Jemi pranë vijës së kuqe!
Artikulli tjetërCNN shpall Biden President të SHBA, fjalët e ndjera të Obamës…