Lumë droge nga Shqipëria në Itali, kapet skafi me 1.7 ton kanabis

1.7 ton drogë janë sekuestruar nga policia italiane mëngjesin e sotëm në provincën e Foggias.
Media italiane shkruan se gomonia është nisur nga Shqipëria dhe është ndaluar në afërsi të brigjeve të komunës Vieste në provincën e Foggias.
Operacioni është ndërmarrë mëngjesin e sotëm (15 shtator) kur është sinjalizuar për një gomone që vinte nga Shqipëria drejt brigjeve të italisë. Menjëherë kanë nisur kërkimet.
Skafi ishte i pajisur me dy motorë të fuqishëm e ndalimi i tij është bërë pas disa minutash ndjekjeje nga ajri me një helikpoter të forcave të policisë dhe nga deti përmes skafeve të rojes bregdetare e të financës italiane. Policia italiane ka sekuestruar lëndën narkotike dhe ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç.
“Një kontroll i shpejtë ka mjaftuar për të kuptuar se bëhej fjalë për marijuanë, ndoshta nga ajo e prodhuar në Shqipëri, që tashmë është kthyer në prodhuese kryesore të kësaj droge në tregun kombëtar”, shkruan sot ilmessaggero.it. Policia italiane vazhdon ende operacionin.
Vlen për t’u kujtuar se vetëm dy ditë më parë në provincën e Foggias një megaoperacion i policisë italiane coi në shkatërrimin e një klani mafioz të Sacra Corona Unita i cili ishte në biznes me grupet kriminale shqiptare për kontrollin e trafikut të marijuanës.

Artikulli paraprakDeputeti Hasa: Mashtrim, s’ka asnjë kompani të licensuar me Air Albania, ka kod ajror turk
Artikulli tjetër450 mionë euro do të fitojnë nga taksa në Rrugën e Kombit (Tabela)