Lul Basha

Nga Edison YPI

Ky shkrim është shkruar posaçërisht për Albanian Free Press
Janë vërsulur kuçi, maçi, dreqi, i biri dreqit, po i bëjnë opozitë opozitës. Është dukuria më kriminale, më makabre, më e palogjikshme, më e paturpshme, më e ligë, më e zezë, më e ndyrë, që mund dhe s’mund të imagjinohet në ecurinë politike të një vendi demokratik. Mburren se e kanë princip themelor të politikbërjes që opozitës nuk i bëhet opozitë. Por vetëm në teori. Në praktikë, këtë si dhe të tjera principe për të cilat llapin, i shkelin me këmbë. Kundër bërjes opozitë opozitës janë, në fakt, kur jo vetë, por të tjerët janë në opozitë. Kur janë vetë në opozitë bëjnë të kundërtën, ulurijnë në kupë të qiellit se opozitës nuk i bëhet opozitë. Për ta bërë perversitetin më efikas, më të dukshëm, më të qartë, më të prekshëm, më të kuptueshëm për budallenjtë dhe më të pranueshëm për naivët, që hedhja e baltës të ngjisi tek sa më tepër hajvanë që nuk kuptojnë dhe sa më shumë shtazë që nuk ndjejnë, u duhet një emër për t’ja hedhur baltën. Si emër për baltosjen e opozitës kanë gjetur emrin e Kryetarit të Opozitës, Lul Bashën.
S’e kanë keq. Por ka probleme. Gozhda është ngritur. Sharra ka ngecur.
Asnjë prej qindra apo mijra demokratëve që njoh unë nuk do tu kishte rezistuar dot sulmeve të taboreve haxhiqamiliste që i bëjnë opozitë opozitës. Basha po qëndron pa i bërë tërr syri, pa i lëvizur qepiku. Sepse Basha është më heroiku, më stoiku, më i papërkuluri i të gjithë demokratëve.
Dishepujt e Partisë Socialiste janë ata bythpambukët e sajuar, ata çunakët e kuruar, të lëmuar, ata butakët e ojq-ve, ata qesharakët e medias, ata të ngjajshmit e zyrave të ftohta ku gjallojnë dhe shërbimeve që bëjnë e kockave që lëpijnë. Divat e Partisë Demokratike nuk janë produkte vaskash hidromasazhi, as palestrash apo pishinash. Demokratët, sidomos mijërat që marrin pjesë nëpër protesta dhe futen nëpër çadra, janë shqiptarë bij të kacafytjeve të egra me jetën dhe natyrën, dalë gjallë nga ngricat dhe suferinat e mbijetesës, njerëz të vrazhdë, të rreshkur, të fortë. I pathyeshmi Basha në krye të tyre, i paepuri të cilit ata i binden, është më i forti, më i shëndetshmi, më i vërteti, më autentiku i të gjithëve.
Të pakënaqurit, të papunët, të përndjekurit, pra ata fillkëputurit që duke mos pasur lidhje me pushtetin, janë më të pashpresët, zor t’i mbledhësh nëpër protesta, dhe më zor akoma të binden të futen nëpër çadra. I vetmi që këtë e mundëson, i vetmi që demokratët i bind, i vetmi fjalën e të cilit demokratët e dëgjojnë dhe nuk e bëjnë dysh, i vetmi këshillat e të cilit demokratët i respektojnë, i vetmi urdhrave të të cilit demokratët u binden, është Lul Basha, organizatori më i talentuar i shqiptarëve në hall.
Shqiptarët e lehtë, shqiptarët rrënjëshkulur, për shembull disa prej laptopistave të Partisë Socialiste, po të jetojnë edhe vetëm pak muaj jashtë Shqipërisë, Shqipërinë e harrojnë fare. Thonë, atdheu im është atje ku ha hamburgera, atje ku pi kafe, jam metropolitan, jam qytetar i botës. Lul Basha ka jetuar me vite në perëndim dhe ka mbetur nji copet, asnjë cifël shqiptarie nuk i është shkëputur nga vetja, shqiptar më shqiptar se shqiptarët që botën nuk e kanë parë me sy, ka mbetur.
Në protesrat e Partisë Demonratike vijnë kahmosit, nga të gjitha qytetet, katundet, rrethet, nahiet, krahinat. Lul Basha merret vesh me të gjithë njëlloj, edhe me sherrxhinjt, edhe me zevzekët, edhe me problematikët e të gjitha kallëpeve. Kjo ndodh sepse Lul Basha është politikan i urtë dhe paqësor me aftësi negociuse gjeniale.
Shqiptarët hallexhinj i besojnë Lul Bashës se Lul Basha ka ndjeshmërinë e duhur për t’i kuptuar hallet e tyre dhe energjinë e vendosmërinë që ato halle t’i zgjidhi.
Këta këllirat që e sulmojnë Lul Bashën janë ata që si prova dhe argumenta përdorin rrenat që i fabrikojnë vetë. Lul Basha këtë e nuhat, këtë e di. Lul Bashës nuk mund t’ja hedhin, se Lul Basha ka nuhatje fantastike prej politikani super të talentuar.
Lul Basha nuk ka përkrahësa mediatikë. Megjithatë Lul Basha nuk merakoset t’i gjejë. E përballon vetë. Veshgjatët i nxjerr vetë nga balta ku e kanë zhytur veten. Lul Basha arrin ta bëjë me sukses nxjerrjen nga balta të atyre që e kanë humbur rrugën se Lul Basha është komunikator i lindur.
Sa më tepër e sulmojnë Lul Bashën, Lul Basha aq më i fortë e i pamposhtur bëhet.
Lul Basha është përditë e më i freskët, përditë e më i fuqishëm, përditë e më i suksesshëm.
Demokratët shqiptarë nuk janë njerëz të egjër që lusin kaosin dhe errësirën. Demokratët shqiptarë janë europianë të qytetëruar që ndjekin rregullin dhe dritën. Njeriu i duhur, në kohën e duhur, për të bërë punën e duhur në mënyrën e duhur, Lul Basha është Kryetari i demokratëve shqiptarë të cilin ata me gjith shpirt e me gjith zemër, e besojnë dhe do ta besojnë, i binden dhe do t’i binden.

Artikulli paraprakPorosi, për protestën!
Artikulli tjetërKokëdhima: Mafia e drogës tek zgjedhjet dhe në qeveri