Luftë në Vlorë, breshëri plumbash drejt makinës, 3 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Vlorë pasditen e sotme në zonën pranë Kishës Ortodokse. Burime paraprake thonë se persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të një automjeti në Lagjen “28 Nëntori”. Sipas raportimeve të para, është shënuar një shkëmbim zjarri dhe tre persona kanë mbetur të plagosur. Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur në spitalin Rajonal të Vlorës ku janë transportuar tre personat e plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ata janë Elis LLanaj 26 vjeç, Taulant Beqiri 28 vjeç dhe Gazmend Canaj 26 vjeç. Burime spitalore thanë se një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Burime policore thanë se sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, tre personat e plagosur kanë mbetur të plagosur në një shkëmbim zjarri. Burime nga vendngjarja thanë se disa persona nisën të debatonin e më pas ndodhën të shtënat. Sipas banorëve të zonës, janë dëgjuar disa të shtëna.

vrasje vlore 1

Artikulli paraprakRigjykim për aktivistët e Vetëvendosjes
Artikulli tjetërIshte koha e kryengritjeve, intervista e Ahmet Zogut