Luftë në Durrës, një i vrarë dhe dy të plagosur, vendi në duart e krimit

Një sherr ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e sotme ku mbetën të plagosur 3 persona, 1 prej të cilëve ka ndërruar jetë.

Pavarësisht ndihmës së mjekëve ndërroi jetë në spital, Armando Baboçi, 39-vjeç.

I plagosur mbeti edhe djali i tij Erald Gjini, 19-vjeç, por i ati i tij raportohet se kishte ndryshuar gjenialitetin dhe prandaj mbante mbiemër të ndryshëm nga i biri.

Po në lidhje me ngjarjen policia tha se është paraqitur i lënduar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasi E.T., për të cilën grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve.

Pas ngjarjes janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori, por nuk jepen të dhëna të detajuara për shkak të hetimit.

Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e ndodhur sot në Durrës, tek rruga “Pavarësia”, pranë Urës së Dajlanit, ku mbetën të plagosur babë e bir, Armando Baboçi (Gjini), 39 vjeç dhe Erald Gjini, 19 vjeç. Pas disa minutave në spital, babai nuk mundi të mbijetonte.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet e para nga vendi i ngjarjes, teksa raporton se në tentativë për t’i shpëtuar atentatit, babë e bir kanë devijuar makinën dhe e kanë përplasur dyshohet me një bordurë. Më pas kanë ndaluar dhe kanë dalë nga makina.

Ngjarja ndodhi në lagjen 13, ku mes familjes Gjini dhe Tatozi pati një konflikt fillimisht me sende të forta dhe më pas u nxorën armët. Armando Baboçi (Gjini), 39 vjeç dhe i biri Erald Gjini, 19 vjeç mbetën të plagosur. Pas disa minutash në spital për shkak të një plumbi në bark që duket se i ka prekur organet jetike, Armando Baboçi humbi jetën. I biri ka vetëm një plumb në dorë.

Artikulli paraprakTmerr në Greqi pas ciklonit, njerëz të bllokuar nëpër shtëpi
Artikulli tjetërVajza që luante rolin e kamarieres në klipin “Mirëmëngjes” numri dy i ministrisë së Brendshme!