Lubonja: Shembja e Teatrit, shembulli i vrasjes së drejtësisë! Problem banda në pushtet që vjedh vota

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘Opinion” në News24 e ka quajtur shembjen e Teatrit si shembullin e vrasjes së drejtësisë në Shqipëri.

Lubonja shprehet se opozita duhet ta kishte mbrojtur më mirë marrëveshjen pë Teatrin Kombëtar, edhe pse nuk mund të nxirrte ushtrinë.

Sipas tij, opozita mund të përdorte edhe argumenta tek ndërkombëtarët për t’i bindur kundër Ramës dhe shembjes së Teatrit.

”Unë e them dhe e ripërsëris. Është njësoj si një ekip mjekësh që e ke paguar për të shëruar një pacient, që është Shqipëria në këtë moment. T’i thuash ende kërkoni kurën ndërkohë pacientin e ka vrarë. Shembull më kuptimplotë i vrasjes së drejtësisë në Shqipëri është Teatri.

Opozita jonë për fat të keq është një opozitë që më së shumti pret të shpëtojë Shqipëria nga të huajt që të marrë mbështetjen e amerikanëve. Kur të lodhen me këtë sheikun që të sjellin një tjetër. Sjell shembullin e Vietnamin e Jugut kur rrëzuan një autokrat vetëm kur dolën murgjit budistë edhe u dogjën në protesta. Atëhere thanë që na diskredituan, dhe vunë një tjetër. Një opozitë që pret që t’a çlirojë vendin SHBA duhet vendosur në pikëpyetje?

Opozita duhet ta mbronte më mirë Teatrin. Nuk po them të organizontë ushtrinë. Rama po na çon në luftë civile. Por gjithsesi opozita duhet të ishte më e vendosur për të mbajtur fjalët e dhëna. Nëse është në interest të popullit shqiptar opozita duhet të dilte kundër ambasadës së SHBA, kur është gabim, me argumenta, për të treguar se çfarë po mbështesin”, tha Lubonja

Nuk është problem sistemi, por banda në pushtet që vjedh vota

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News 24, komentoi aktualitetin politik, duke u ndalur tek reforma zgjedhore. Ai tha se ndryshimi i sistemit nuk ndikon shumë në atë që e quajti problemin kryesor: manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

“Ideja që mund të shkojmë në zgjedhje me një reformë një çikë më të mirë është OK, por të mendosh se mund të arrijmë rotacion me të, për mua është iluzion. Nuk është negative të ketë më shumë përfaqësim, por nuk e shikoj si mjetin kryesor që duhet të përdorë opozita për të bërë revolucionin e nevojshëm, për të cilin ne kemi nevojë”.

“Një qeveri që bashkëpunon me policinë për të blerë vota, bashkëpunon me krimin është shumë e vështirë të rrëzohet. Shteti duhet të çlirohet nga kjo bandë por duhet të ketë drejtësi të fortë”.

Sa për propozimin për një sistem zgjedhor të ngjashëm me atë danez, Lubonja tha se, problem kryesor i Shqipërisë nuk është sistemi zgjedhor.

“Po, nga ky propozim krijohet një mundësi më e madhe që të lindë diçka që nuk është nën komandën e bandave dhe kryetarëve të partive, por është shumë pak të kesh zgjedhje të lira dhe të pa nëpërkëmbura në Shqipëri”, tha Lubonja.

Artikulli paraprakVideo/ Krim shtetëror! Pasi të burgosurit i bënë trupin copa-copa e shpallin të vetëvrarë!
Artikulli tjetërThirrja e regjisorit nga Kukësi për Teatrin: Marshim gjigand në Tiranë!