LSI: Situata po rëndohet, qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, pasi situata është drejt rëndimit. Me një thirrje në Facebook, kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se, ‘kryeministri nuk mund të jetë komentator, por duhet të jetë në ballë të situatës’. “Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ç’pret akoma qeveria?! Shqipëria po përballet me një situatë shumë të rëndë në të gjithë territorin me rreziqe shumë të mëdha për pronën dhe shëndetin e qytetarëve. Qeveria nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Çfarë pret? Situata rëndohet orë pas ore. Kryeministri duhet të jetë në ballë të Shtabit të Emergjencës dhe të marrë e të ushtrojë përgjegjesitë e tij kushtetuese, politike dhe qytetare, që nga zyra e deri në drejtimin në terren. Kryeministri nuk mund të jetë komentator. Të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme. Koha nuk pret. Mijëra qytetarë presin dorën dhe mbështetjen e shtetit”.

Artikulli paraprakÇmimin e rriti, por Veliaj lë pa ujë të pijshëm Tiranën
Artikulli tjetërBanorët: Uji ka shkatërruar çdo gjë