LSI: BE po mbahet larg informacioneve reale mbi situatën e rëndë në Shqipëri

Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh rezerva mbi mungesën e informacioneve reale në institucionet e Bashkimit Europian në Shqipëri. Petrit Vasili, kryetari i Grupit parlamentar të LSI mori pjesë në takimin ditor ndërparlamentar, midis parlamenteve të Ballkanit, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të shteteve anëtare. Ai ka deklaruar se në takimet e zhvilluara ka shprehur kritika në lidhje me përcjelljen e situatës reale në Bruksel nga kanalet e misionit të BE në Tiranë. “Besoj që problemi qëndron këtu, ne jemi në rradhë të parë këtu me misionin që në Europë të çojmë atë problematikë, e cila në kanalet e komunikimit edhe diplomatik, mbase dhe raportimeve të rrumbullakosura dhe konformistë që vijnë edhe nga Europa që ndodhet në Tiranë. Të biem ato të vërteta që janë këtu jo thjesht dhe vetëm për të treguar një Shqipëri që ka problem, por për të treguar sesi zgjidhen këto probleme, pasi nuk besoj që Europës i intereson të ketë një Shqipëri që të rri te pragu i derës së saj, për të mos hyrë kurrë në të. Prandaj ne kemi qenë jo thjesht dhe vetëm në pozicionin opozitar, por t’i tregojmë disa të vërteta, të cilat thashë dhe njëherë për fat të keq, Shqipëria qeveritare dhe Europa që ndodhet në Tiranë nuk i raporton ashtu siç duhet, sigurisht këtu ndoqëm me shumë objektivitet. Për këtë, jam shumë i lumtur pa asnjë paragjykim. Në raste të tjera dhe në kohë të tjera ka pasur dhe një kundërvënie, por problematikat janë kaq të qarta tashmë dhe në ambientin në mënyrë të veçantë mediatik europian. Kam frikë se mediat europiane dhe pse ajo përtej oqeanit kanë qenë një hap para politikës dhe pikërisht këtu ka treguar pushtetin e madh dhe të paçmueshëm të tyre. Por ne bëmë atë që politika ka për detyrë ta bëjë dhe të thotë në të gjitha tavolinat. Kam parë një qëndrim dashamirës dhe objektiv dhe për këtë jam mirënjohës këtij takimi”, u shprehet Vasili. “Qeveria aktuale sikurse e keni vënë re është pushtuar nga një histeri ndryshimesh pa fund, të stafeve të cilët, promovohen ata që në 25 qershor kanë kryer si duhet detyrat elektorale për partinë dhe ata të tjerët të cilët kanë bërë thjesht nëpunësin e zakonshëm besnik të shtetit jo besnik të partisë, besnik të procedurave, akumulues të eksperiencave sepse ky proces është i gjatë. Janë gjetur të pasigurtë dhe ne sot ju e dini më mirë nga të gjithë, që ne nuk kemi një ministri Integrimi, e cila nuk u ndërtua as si kapriço e qeverive të kohës, por si një kërkesë e këtij komisioni me një mision themelor që të krijonte një nukël e cila duke punuar një kohë të gjatë të specializohej dhe të përballonte këto objektiva të reja dhe të forta që integrimi ka. Kemi dhënë mesazhet negative në dëm të vijimësisë dhe nuk jemi çliruar dot nga logjika e dy votave më shumë, dy votave më pak, e cila dëmton thellësisht edhe për të bërë edhe integrimin e cila nga ana teknike ka për të qenë shumë e vështirë pse jo dhe i thepisur i cili kërkon ekspertizë. Kërkon që të pranojmë me qetësinë më të madhe se këdo që do votojnë këta specialist. Është gjëja më e parëndësishme në botë, por kualiteti i punës së tyre duhet të prevalojë. Besoj që dëshmitë nga Shqipëria janë negative dhe besoj të hidhura”, shprehet Vasili.

 

Artikulli paraprakTenderat e luksit, Kryebashkiaku i Ramës 2 milionë lekë për një pasqyrë
Artikulli tjetër“Top-ekipi” i vitit i UEFA-s