LSI: Nuk ka kryeprokuror pa shumicë votash

Kryetari i Grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili shprehet se Kryeministri Rama do që të vjedhë kryeprokurorin dhe shteti ligjor është në rrezik. Në një postim në Facebook, Vasili thekson se për të zgjedhur kryeprokuroin duhen 84 vota, që Kryeministri Rama nuk i ka dhe nëse Rama e zgjedh vetë kryeprokurorin, ky kryeministër shndërrohet përfundimisht në bandit politik dhe mazhoranca e tij në një shumicë kriminale antiligj dhe antishtet. “Kryeministri do që të vjedhë kryeprokurorin, shteti ligjor në rrezik. Ky kryeministri flet dhe thotë: s’e paska qartësisht të drejtën ta zgjedhë prokurorin e përkohshëm. Kush ia dha këtë të drejtë narkotrafikantëve? Ky nuk ka asnjë të drejtë as Kushtetuese as Ligjore. Kuvendi i Shqipërisë, shërbimi i tij juridik shpjegon qartë dhe me shkrim se duhen 84 vota. Ku i ka kryeministri 84 vota? Apo shpjegimet që nuk i pëlqejnë nuk i mban mend, i mohon, i refuzon? Ka konsensus të plotë me opozitën dhe që nga sot le të kthehemi në Kuvendin e Shqipërisë dhe të rregullojmë ligjet e bëra copë-copë nga ai dhe suflerët e tij, që nuk flasin shqip. Ndryshe, në se e zgjedh vetë kryeprokurorin, ky kryeministër shndërrohet përfundimisht në bandit politik dhe mazhoranca e tij në një shumicë kriminale antiligj dhe antishtet. Ndaj këtij banditizmi ka vetëm një përgjigje: përmbysje pa asnjë hezitim me çdo mjet e mënyrë. Shteti ligjor në rrezik, kjo është emergjencë kombëtare!”, thotë Vasili.

Artikulli paraprakBarometri: Shqiptarët duan anëtarësimin në BE për të ikur nga vendi i tyre
Artikulli tjetërAsnjë nen e rresht ligjor nuk përcakton zgjedhjen e “Prokurorit të Përkohshëm”