LSI letër kryeprokurores për hetimin mbi deklaratat e Ramës në fushatën elektorale

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dërguar ditën e sotme një letër Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku në lidhje me aktpadinë e dorëzuar prej tyre për qëndrimet e kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës elektorale. LSI në këtë letër kërkon informacion për zhvillimet hetimore në këtë çështje. Forca politike e drejtuar nga Monika Kryemadhi argumenton se Rama bëri thirrje antikushtetuese gjatë mitingut elektoral të mbajtur në Kuçovë. Asokohe kreu i qeverisë i bëri thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit, që të angazhoheshin në fushatën elektorale për interesa të PS. Rama e bëri thirrjen publikisht pavarësisht se me ndryshimet në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor një akt i tillë do të konsiderohej antiligjor.

Artikulli paraprakFMN: Pesë pengesat që i bëjnë prodhimet tona jokonkurruese
Artikulli tjetërVasili: Protesta të forta deri në largimin e Ramës