Löw shkon në Londër për Ozil, Arsenali i mbyll dyert!

Trajneri i kombëtares gjermane Joachim Löw ka tentuar të vizitojë një senacë stërvitore të Arsenalit, për të takuar personalisht mesfushorin Mesut Özil, por klubi anglez nuk e ka lejuar.
Ky është lajmi i bujshëm që raporton ‘Bild’, sipas së cilës trajneri i Die Mannschaft dhe menaxheri i kombëtares gjermane Oliver Bierhoff tentuan ta shfrytëzonin vizitën në Londër për ceremoninë e Futbollistit të Vitit për t’u takuar me Özil, pasi që prej largimit të këtij të fundit nga kombëtarja, Löë ka tentuar më kot ta telefonojë.
Surpriza e hidhur ka ardhur kur Löw e Bierhoff shkuan në qendrën stërvitore të Arsenalit, sepse aty nuk u lejuan të futeshin dhe u detyruan të largoheshin.
Në fakt, Bierhoff i kishte lajmëruar lojtarët e kombëtares gjermane që luajnë tek Arsenali se do të shkonte për vizitë me Löw në qendrën stërvitore të Arsenalit në Colney, ndërkohë që ishte lajmëruar edhe konsulenti i Mesut Özil, Erkut Sögüt, por duket qartë që Özil nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas dhe as të bisedojë me ndokënd.
Gjithsesi, ngjarja konsiderohet një ofendim për delegacionin gjerman, sepse një seancë çlodhëse stërvitore nuk mund të “blindohet” dhe të refuzohet hyrja e një trajneri kampion bote.

419318 TS 26 09 18 9856675420

Artikulli paraprakZbulohen lojtarët që janë kundër portugezit, Mou drejt shkarkimit
Artikulli tjetërÇ’po ndodh në SHBA? I nominuari i Trump akuzohet për ngacmim seksual para 43 vitesh!