Londër, largohen 23 diplomatë rusë

23 diplomatë rusë dhe familjarë të tyre u larguan sot nga ambasada në Londër me urdhër të autoriteteve britanike pas polemikave rreth një sulmi me agjent nervor në tokën britanike.
Rusia u hakmor, duke dëbuar 23 diplomatë britanikë, të cilët pritet të largohen nga Moska në ditët në vijim. Kremlini mohon të jetë përfshirë në helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia në qytetin britanik të Salisbury-t më parë gjatë këtij muaji. Gjendja e tyre vazhdon të mbetet kritike. Britania akuzon Rusinë për helmimin, gjë të cilën fuqitë perëndimore e shohin si shembull të ndërhyrjes gjithnjë e më agresive të Rusisë jashtë vendit.

Artikulli paraprakTokat bujqësore në Tiranë 10 herë më të shtrenjta se vendet e BE
Artikulli tjetërVotohet demarkacioni mes tymit dhe flakës në Kuvendin e Kosovës