Lleshaj përplaset me Ramën në prezantimin e Çuçit

Ditën e sotme, Sandër Lleshaj i ka dorëzuar detyrën minisrit të ri të Brendshëm, Bledi Çuçit në praninë e Edi Ramës.

Në fjalën e tij të fundit si ministër, teksa i uroi suksese Çuçit, Lleshaj u shpreh se u bë ministër pa dëshirën e tij dhe se ka bindjen që punët do shkojnë mirë.

“Jam pyetur se çfarë këshille do i jepje pasardhësit, në një televizion, por në atë moment nuk e dija kush do ishte ministri. Dhe kam thënç: Nëse pasardhësi do të ishte një person që vjen në atë post pa dëshirë e tij nuk kisha asnjë këshillë për të dhënë. Nëse ai që vjen, nuk vjen me ndonjë etje të madhe për t’u bërë ministër jam i bindur se punët do shkojnë mirë. Jam i sigurt se me Bled Cuçin punët do shkojë mirë se s’ka pasur ndonjë dëshirë të madhe të bëhej ministër”, tha Lleshaj.

Kjo deklaratë i ka djegur Ramës, pasi reagoi menjëherë, duke thënë se Çuçi nuk u bë ministër pa dëshirë, pa dijeninë e tij. “Ka ardhur pa dijeni e tij dhe nuk ka pasur mundësi ta thotë çfarë dëshire ka”, shtoi kryeministri.

Artikulli paraprakVrasja e 25-vjeçarit nga policia/ Gjykata e Durrësit shpall të paligjshëm arrestimin e protestuesve
Artikulli tjetërZbulohet manipulimi i provave nga policia, arma që u gjet 100 metra nga nga vendi i krimit nuk ka qenë e Klodian Rashës